Federer zhgënjen edhe në Halle, eliminohet në raundin e dytë

17 Qershor 2021
9:30
Telesport
back button

Ka përfunduar shpejt ventura e Roger Federer në turneun e fushave me bar të zhvilluar në Halle të Gjermanisë. Tenisti zviceran u mund 2-1 (4-6, 6-3, 6-2) nga kanadezi Felix Auger Aliassime, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë.

Federer pat fituar me vështirësi edhe në raundin e parë dhe kjo humbje tregon se ai nuk është ende gati për grand slam të Wimbledon, që nis pas 10 ditësh në Londër. “Kam disa ditë më shumë kohë për t’u përgatitur”, tha zvicerani.

Objektivi kryesor sezonal i Federer është pikërisht grand slam londinez, ku synon të fitojë për të nëntën herë. Këtë sezon, zvicerani ka luajtur shumë pak ndeshje dhe është larg formës së tij optimale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit