Felix rikthehet me gol, Atletico fiton bindshëm ndaj Villarreal

23 Shkurt 2020
22:50
back button

Atletico Madrid e ka fituar me rezultatin 3-1 ndeshjen e javës së 26-të të La Ligas ndaj një kundërshtari të vështirë si Villarreal. 

Ishin pikërisht vendasit ata që shënuan të parët në minutën e 16′ me Paco Alcacer, i cili u transferua në Spanjë gjatë janarit nga Borussia Dortmund. 

Correa ka barazuar pak momente përpara fundit të pjesës së parë duke ndryshuar gjërat. 

Pas pushimit Atletico rriti nivelin e lojës dhe shënoi golin e avantazhit me Koke në të 64′. 

Golin që vulosi takimin ishte ai i Joao Felix çerek ore përpara fundit, portugezi kishte një muaj që qëndronte larg fushave për shkak të një dëmtimi. Atletico ngjitet në vend të 3-të ndërsa Villarreali mbetet në vend të 7-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit