Fëmijët me Shakira në Miami? Zbulohen kushtet e Pique: 400 mijë euro, plus 5 bileta avioni për…

30 Korrik 2022
12:50
Alfred Lleshi
back button

Pas ndarjes së shpallur javët e fundit, Pique dhe Shakira mbeten ende në qendër të vëmendjes së thashethemeve. Synimi i çiftit është të mbrojnë fëmijët e tyre Milan dhe Sasha.

Futbollisti donte që fëmijët e tij të qëndronin në Barcelonë, ndërsa nëna i donte ata me vete në Miami dhe për rrjedhojë larg Spanjës.

Për momentin, megjithatë, duket se Pique ka lëshuar pe në kërkesat e tij, edhe për të ruajtur dy fëmijët, të destinuar të shkojnë në Miami me nënën e tyre. “Telemundo” raporton disa kërkesa të bëra nga Piqué ndaj ish-bashkëshortes së tij:

“Shakira duhet të blejë 5 bileta avioni në vit për babain e dy fëmijëve, që Pique të fluturojë e t’i vizitojë dy fëmijët e tij, përveç një pagese prej 400 mijë eurosh që kërkon gjithmonë Pique”.

Disa media të Amerikës së Jugut raportojnë gjithashtu një deklaratë me shkrim të Piqué, drejtuar Shakirës në funksion të këtyre kërkesave: “Të uroj më të mirat. E rëndësishme është lumturia dhe mirëqenia e fëmijëve tanë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit