Femrat: City në vendin e parë, Chelsea fiton titullin me formulën e çuditshme

5 Qershor 2020
16:35
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea u shpall kampion i kampionatit kombëtar të femrave në Angli. Super League e futbollit të femrave vendosi që elita e këtij futbolli të mbyllej për shkak të pandemisë së COVID-19 duke vendosur fituesin me një formulë jo shumë të zakontë.

Blutë e Londrës fituan titullin pas mbledhjes së mesatares së pikëve për ndeshje. Manchester City ishte në vendin e parë me 1 pikë mbi blutë e Londrës, por me një ndeshje më pak. Chelsea triumfoi falë llogarive të fundit, pasi kishte 2.6 pikë të fituara për ndeshje, ndërsa “Qytetarët” vetëm 2.5.

Një lajm i keq ka ardhur për Liverpoolin, pasi skuadra e femrave “Redsave” është rrëzuar nga kategoria. Ekipi i femrave të Liverpoolit ishte në vendin e fundit dhe rrëzohet në kategorinë e dytë duke i shkaktuar një goditje klubit të kuq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit