Femrat na nderojnë dhe “hakmerren” për… Alioskin!

16 Qershor 2019
19:34
Anton Cicani
back button

Kombëtarja e femrave kuqezi ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar ditën e sotme në Ohër.

Skuadra e drejtuar nga Viorenin Sinani ka mbyllur pjesën e parë 2-0 me golat e Arbiona Bajraktarit në minutën e 8-të dhe Qëndresa Krasniqit në minutën e 45-të. Vajzat e kombëtares e kanë dominuar ndeshjen.

Në minutën e 20-të, portierja Rexhepi priti një penallti, duke mos i dhënë mundësi Maqedonisë së Veriut të reagojë.

Në minutën e 73-të, ka ardhur edhe goli i trisit për femrat kuqezi, me Rrahmanin që realizoi.

Maqedonia e Veriut shënoi golin e vetëm në minutën e 73-të me anë të Gentjana Rochit.

Shqipëria e femrave zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Rexhepi, Hila, Curraj, Bajraktari (c), Maliqi, Hashani, Morina, Krasniqi, Doci, Gjini, Franja.

Një fitore kjo pak dhe si "hakmarrje" ndaj Maqedonisë së Veriut, sidomos pas polemikave për Alioskin & Co, që u dëbuan nga restoranti se biseduan shqip…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit