FEMRAT: Shqipëria fiton në Qipro në stadiumin bosh, kontroll mjekësor kur të braktisin aeroportin!

11 Mars 2020
17:17
back button

Kombëtarja shqiptare e femrave ka marrë fitoren e parë pas 4 ndeshjesh në eliminatoret e Europianit. Vajzat e drejtuara nga Armir Grima mposhtën 2-0 Qipron në Larnaka. Megi Doçi i dha avantazhin në minutën e 33-të, me penallti, ndërsa goli i dytë u shënua nga Bajramaj në të 65′. Grupi i Shqipërisë, pra ai E, kryesohet nga Finlanda me 10 pikë dhe ndiqet nga Skocia me katër pikë më pak. Për kuqezinjtë ishin 3 pikët e para. Më 5 qershor, Shqipëria do të sfidojë Skocinë jashtë fushe, ora 20:30.

Ndeshja e radhës zhvillohet me datë 5 qershor. Kombëtarja e femrave të Shqipërisë do të përballet jashtë fushe me Skocinë, duel që është programuar të luhet në orën 20:30. Por, tani frika është një tjetër: edhe pse ndeshja u luajt me dyer të mbyllura në Larnaka, fakti që në Qipro janë shfaqur gjashtë raste me koronavirus, vajzat kuqezi do të vizitohen si në aeroportin qipriot, ashtu edhe në atë shqiptar, për të parandaluar çdo rrezik kontaminimi.

Qipro F – Shqipëri F 0-2

(Doçi (pen) 33′, Bajramaj 65′)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit