Fenomeni dhe mesazhi mallëngjyes për Simoni-n

22 Maj 2020
21:37
Denis Hakanaj

“Gigi Simoni nuk ka qenë vetëm një trajner për mua”.

Këto fjalë janë të Ronaldo Luis Nazario de Lima, i njohur nga të gjithë si Fenomeni. Ish-ylli i Inter-it ka kujtuar me përzemërsi trajnerin e ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 81 vjeç. Rrugët e Ronaldo-s dhe Simoni-t janë kryqëzuar te zikaltrit:

“Nëse mendij për atë sot, – ka vazhduar Fenomeni, – mendoj për një njeri të urtë dhe të mirë, që nuk të urdhëronte për të bërë gjëra, por të shpjegonte pse ato gjëra ishin të rëndësishme”.

“Mendoj për një mjeshtër, si tek ajo fotografi që bëmë për Krishtlinjde: ai ishte drejtori, ne orkestra. Kështu e mbaj mend, me atë buzëqeshje, zërin e tij gjithmonë të qetë, këshillat e tij të çmuara”.

“Mund dhe duhej të fitonim më shumë, por kemi fituar bashkë, gjëja që na thoshte gjithmonë: faleminderit mister, më ke mësuar më shumë nga sa imagjinon”, ka përfunduar Ronaldo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit