“Fenomeni” Donnarumma: Milani publikon shifrën fantastike! Pa gardianin do të ishte mbijetesë…

27 Maj 2020
15:16
Telesport
back button

Futbollisti me vlerën më të lartë te Milani (ashtu si Theo Hernandez) dhe që konsiderohet “top player” është padiskutim Gigio Donnarumma. Portieri kuqezi – edhe pse 21 vjeç – ka zbritur në fushë 166 herë në Serie A teksa debutoi kur ende nuk kishte mbushur 17 vjeç, i hedhur në fushë nga Sinisa Mihajlovic.

Il Psg vuole Donnarumma, al Milan 20 milioni più Areola - Gazzetta ...

Ky është sezoni i tij i pestë me kuqezinjtë, por nëse nuk rinovon kontratën e cila skadon në qershor të vitit tjetër, do të jetë e vështirë që Milani ta mbajë, pasi do të rrezikonte ta humbiste me parametra zero.

Gigio është i dashuruar me Milanin dhe kjo ka bërë që deri tani të vazhdojë të veshë fanelën e “Djallit”, teksa fiton edhe një rrogë të konsiderueshme prej 6 mln eurosh. Për të kuptuar rëndësinë e Donnarummas, klubi kuqezi ka postuar një statistikë ditën e sotme: këtë sezon, Donnarumma ka pritur 70.5% të goditjeve në portë!

Edhe pse Milani ka pësuar 34 gola në kampionat, duhet thënë se pa pritjet e portierit do të kishte qenë katastrofë totale dhe mbase me skuadrën e Piolit në luftë për mbijetesë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit