“Fenomeni hante si kafshë përpara ndeshjeve, Ronaldinho nuk donte t’ia dinte me cilin luanim”

10 Gusht 2020
18:04
Telesport
back button

Duke folur në mikrofonat e Corriere dello Sport, Adriano Galliani zbuloi disa anekdota të lidhura me Ronaldinho dhe Ronaldo Fenomenin.

“Ka lojtarë që studiojnë dhe analizojnë kundërshtarin, pork a edhe nga ata dembelë. Zakonisht dembelët janë gjithashtu më të talentuarit. Ronaldo, Fenomeni. Siena, ndeshja e tij e dytë me ne, gjashtë ditë para tij luajti gjysmë ore me Livorno. Të premten në mbrëmje, në tryezë, e gjejmë duke ngrënë dy pjata të mëdha makarona me salcë domatesh dhe me gjysmë kilogram bukë.

Ancelotti dhe unë afrohemi. “Fenomen, e di që do të luajmë nesër, nuk duket e përshtatshme për ta ekzagjeruar. Ai vështron nga pjatanca e tij dhe me gojën ende plot me bukë dhe salcë përgjigjet: “Ai që më mbulon mua e di se do të duhet të kontrollojë Fenomenin, problemi është vetëm i tij”. Përfundimi? Dy gola ndaj Sienës!

“Një tjetër dembel i nivelit të lartë, Ronaldinho: ai as nuk e dinte me kë do të luanim kundër të nesërmen, dukej se nuk e shqetësonte atë fare ajo gjë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit