“Fenomeni” mbështet “transferimin” e La Liga-s në Amerikë

14 Dhjetor 2018
19:52
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i Real Valladolid, Ronaldo Nazario, i njohur nga të gjithë si "Fenomeni", ka shprehur mbështetjen e tij rreth planeve të La Liga-s për t’i luajtur disa ndeshje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diskutimet rreth këtyre planeve janë kundërshtuar nga një sërë organesh qeverisëse sportive, duke përfshirë FIFA-n, UEFA-n, federatën spanjolle dhe Unionin e Lojtarëve Spanjollë (EFA).

“Unë jam pro tyre por janë tifozët ata që vendosin,” ka thënë Ronaldo të enjten, siç citohet nga “Diario AS”.

“Nëse është diçka e mirë për tifozët që ne të luajmë jashtë vendit, për mua do të  ishte një projekt mjaft interesant  për klubin dhe markën tonë.

Gjithçka që në bëjmë është për ecurinë e projektit tonë dhe Valladolid duhet të njihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.”

Drejtuesit e La Liga-s kishin planifikuar që ndeshja e janarit mes Girona-s dhe Barcelona-s të luhej në Miami, por pavarësisht mbështetjes fillestare të katalanasve, ata janë tërhequr në javët e fundit.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit