Ferdinand fundos Southgate: “Si ka mundësi që nuk i merr ata të dy?”

27 Shtator 2022
17:32
Denis Hakanaj
back button

Kupa e Botës po afron dhe Gareth Southgate nuk është në ujëra të mira. Java e fundit e grupit të Nations League ishte i parëndësishëm, sepse Anglia kishte rënë në Ligën B, por një ndeshje kundër Gjermanisë sigurisht që nuk mund të jetë si asnjë tjetër.

Gjithashtu sepse skuadra që do të duhet të debutojë në Katar pas një muaji e gjysmë duhet ende të rregullohet mirë. Ndaj, Tre Launët me formacionin titullar dhe një tjetër paraqitje të dyshimtë, veçanërisht për sa i përket mbrojtjes.

Në fund ndeshja mbaroi 3-3, mes gabimeve të bujshme të Harry Maguire dhe portierit Pope, dhe trajneri ka përfunduar sërish nën zjarrin e kritikave.

Mungesa e Alexander-Arnold …

Një nga më kritikët ka qenë legjenda Rio Ferdinand. Ish-mbrojtësi, duke folur në podcast-in e tij Vibe me FIVE, i ka tërhequr veshin trajnerit për disa zgjedhje që kanë befasuar jo vetëm legjendën e Manchester United, por të gjithë tifozët anglezë.

Duke filluar me vendimin për të mbajtur jashtë një nga mbrojtësit e krahut më të fortë në botë. “Si nuk është Alexander-Arnold në skuadër? Çfarë po ndodh këtu? Nuk mund ta pranoj, nuk e kuptoj se si nuk mund ta marrë.

“Southgate mendon ‘Unë e di që është aq i fortë sa do të luajë gjithsesi në Kupën e Botës’ ose ‘nuk është për mua’. Cilën nga këto? Kjo është pyetja që ne duhet t’i bëjmë vetes”.

… dhe ato të Tomori-t dhe Sancho-s

Por Alexander-Arnold nuk është i vetmi i përjashtuar i shkëlqyer. Edhe në qendër të mbrojtjes dikush mund (ose duhej) të gjente një vend.

“Nuk mund ta besoj, Tomori ka fituar Serinë A, ai po luan shumë mirë, është vendimtar  për Milan-in dhe nuk mund të grumbullohet.

“Dhe unë nuk po flas për formacionin titullar, ai nuk është as në skuadër. Nuk është se ne jemi këtu duke thënë ‘ne kemi shumë qendërmbrojtës nga të cilët mund të zgjedhim’, kështu që Southgate duhet ta shikojë atë dhe të kuptojë nëse na bën punë”.

Edhe në sulm, zgjedhje të dyshimta. “Po, unë do ta kisha marrë edhe Sancho-n, duke pasur parasysh paraqitjet e tij që nga fillimi i sezonit. Dhe Jadon është ndoshta më i përshtatshëm për futbollin ndërkombëtar sesa për Premier League. Dhe unë nuk nuk e kuptoj pse ai nuk është grumbulluar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit