Ferdinand këshillon Kane: Po të isha në vendin e tij

19 Shtator 2019
20:08
Denis Hakanaj
back button

Harry Kane është një flamur i Tottenham. Sulmuesi luan me Spurs që nga 2013-ta, periudhë gjatë së cilës ka arritur të kthehet në pikë referimi për skuadrën londineze.

Klubi, gjithsesi, nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe pavarësisht aftësive të qendërsulmuesit. Rasti më i mirë ka qenë në sezonin e kaluar, në finalen e Champions League, por Tottenham është mposhtur nga Liverpool-i.

Tani, Kane ka marrë një këshillë nga ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, i cili ka thënë për BT Sports:

“Nëse do të fitojë, Kane duhet të ndryshojë ekip. Po të isha në vendin e tij, unë do të isha larguar me kohë nga Tottenham. Harry ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës me Spurs, por nuk ka fituar asgjë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit