Ferguson dhe ndeshja e tij e fundit, shitet në ankand çamçakëzi më i shtrenjtë në histori

19 Mars 2019
16:24
back button

Sir Alex Ferguson drejtoi 1500 ndeshje në 26 vite karrierë të lavdishme te Manchester United dhe në çdo ndeshje skocezi legjendar kishte një zakon të veçantë, mbante çamçakëz në gojë, ndoshta edhe si antistres.

Ndeshja e tij e fundit si trajner, në vitin 2013 në Haëthorns, kundër Ëest Brom, përfundoi 5-5, ndërsa pas ndeshjes një tifoz i vëmendshëm arriti të merrte në tokë çamçakëzin e fundit të përdorur nga Ferguson në një ndeshje futbolli.

Tani tifozi e ka nxjerrë në shitje në Ebay dhe ka nisur ankandi, ndërsa për çamçakëzin historik shkruhet: "Çamçakëz i përdorur: I RRALLË. I gjetur në The Haëthorns, thuhet se i përket Sir Alex Fergusonit. Pas 1500 ndeshjesh duke përtypur çamçakëzë pa fund, ky është i fundit i çamçakëzëve. Gjithë fitimet do të shkojnë për Fondacionin e Manchester United për bamirësi".

Ndonëse duket një ankand idiot, shumë njerëz janë interesuar dhe shifrat kanë arritur në nivele të pabesueshme, aq sa oferta fituese ka qenë 390 mijë sterlina! Sa e vërtetë është, nuk dihet, sepse në Ebay mund të bësh oferta edhe më pas të tërhiqesh, duke mos paguar fare…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit