Ferguson reagon pas vendimit të Khabib për t’u tërhequr nga UFC-249

2 Prill 2020
9:52
Telesport
back button

Pas deklaratës së Khabib Nurmagomedov se nuk do të ngjitet në kafaz për të dueluar në eventin UFC-249, për shkak të coronavirus, ka ardhur sot reagimi i sfidantit të tij, Tony Ferguson.

Në këtë event, Khabib duhej të mbronte titullin kampion të peshës së lehtë, por vendosi të qëndrojë në Rusi, duke deklaruar se do të respektojë rregullat e karantinimit.

Ai frikacak nuk dëshiron të duelojë. Ka frikë, ndaj UFC-ja duhet t’ia heqë titullin kampion. Ai kishte shansin të qëndronte në Abu Dhabi, por shkoi në Rusi, në Dagestan për t’u fshehur”, tha Ferguson.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit