Ferguson thumbon Khabib: Sportist “një dimensional”, e mund kollaj

10 Shtator 2019
8:26
Telesport
back button

Tony Ferguson pritet të jetë rivali i ardhshëm i kampionit të botës në peshën e lehtë, rusit Khabib Nurmagomedov. Në një intervistë të dhënë për ESPN, sportisti amerikan u shpreh se ka ndjekur duelin mes Khabib dhe Dustin Poirier në eventin UFC-242 dhe ka mbetur i zhgënjyer.

E njëjta gjë gjithmonë. Shoh një njeri që kap rivalin dhe e shtyn në kafaz, duke mos bërë asgjë tjetër. Një dembel të mësojë apo prëdorë gjëra të reja. Më vjen keq, por Khabib është vetëm një dimensional dhe me mua do të humbasë”, u shpreh Tony Ferguson, referuar faktit që Khabib është një mundës i mirë, por jo një gjuajtës i aftë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit