Fernandes beson akoma te titulli në Premier: Do ta harroj vetëm kur…

7 Prill 2021
19:33
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, nuk ka ndërmend të kënaqet dhe synon të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur me Djajtë e Kuq.

“Vetëm një titull nuk mjafton nëse luan në këtë klub që ka fituar shumë në të kaluarën”, ka thënë portugezi për talkSport.

“Duhet të mendojmë gjithmonë të përmirësohemi, si të fitohen katër trofe ose vetëm Europa League. Ne po ecim në këtë rrugë, por rritemi dhe kemi akoma shumë punë për të bërë deri në fundin e sezonit”.

“Premier? Deri në momentin që na e lejon matematika, ne duhet të besojmë te fitorja, vetëm kur nuk do të jetë më e mundur të kapet City, atëherë do ta harroj kampionatin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit