Fernandes trondit United: Ata nuk duan të qëndrojnë këtu

25 Mars 2020
22:00
Denis Hakanaj
back button

Blerja e tij është konsideruar jë kthesë për Manchester United. Bruno Fernandes ka rezultuar të jetë një goditje shumë e mirë për Djajtë e Kuq. Megjithatë, marrëdhënia e tij me disa lojtaarë të ekipit duket se nuk është shumë e mirë, veçanërisht duke gjykuar nga ajo që shkruan Record.

E përditshmja portugeze ka pohuar se ish-ylli i Udinese-s  dhe Sampdoria-s është shfryrë me ish-shokët e skuadrës të Sporting-ut në WhatsApp. Dhe mesazhet nuk kanë qenë të butë kundrejt disa prej lojtarëve të Manchester United:

“Vëlla, nuk them asgjë! Të them të drejjtën, nëse do që  ta them, preferoj të mos bëj asnjë koment. Mendoj shumë për sjelljen e disa lojtarëve. Nuk duan të  jenë këtu, nuk duan të luajnë. Qëndrojnë një vit këtu për të fituar para dhe më pas largohen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit