Fernandinho i prish festën Guardiolës, Arsenali “ngec” në shtëpi

18 Janar 2020
18:00
back button

Sergio Aguero është bërë golashënuesi më i mirë i Manchester City-t me 251 gola në të gjithë kompeticionet, por dopieta e tij nuk i ka dhënë tri pikët ekipit të Pep Guardiola-s teksa sfida me Crystal Palace ka përfunduar me rezultatin 2-2. Trajneri i Man City-t nuk do të festojë ditëlindjen pas këtij rezultati zhgënjyes.

City e nisi vrullshëm ndeshjen duke luajtur praktikisht në një portë, por Palace arrin të mbrohet mirë dhe me pak fat ruan rrjetën e paprekur dhe arrin të shënojë golin e avantazhit me blerjen e re Tosun. Sulmuesi turk ka shtyrë topin në rrjetë me një goditje me kokë pas pasimit të Cahill. City e nis me të njëjtin vrull dhe pas shumë tentativash ka arritur të përmbysë gjithçka me Sergio Aguero-n. Sulmuesi argjentinas është i papërmbajtshëm në dy ndeshjet e fundit dhe ka shënuar golin e 251 me fanellën e Man City-t, duke u bërë golashënuesi më i mirë i historisë. Megjithatë, Palace nuk humbi shpresat dhe pak më vonë ka gjetur golin e barazimit me autogolin e Fernandinho-s.Arsenali nuk ka shkuar më shumë se një barazim me Sheffield United në Emirates. Megjithëse Topçinjtë ishin gjatë thuajse gjithë ndeshjes në avantazh, miqtë kanë barazuar në fund duke marrë një pikë të artë në luftën për mbijetesë. Ishte talenti Martinelli ai që zhbllokoi rezultatin për vendasit, por goli i Fleck i ka dhënë një tjetër rezultat zhgënjyes ekipit të Arteta-s.

Norwich ka fituar 1-0 ndaj Bournemouth në luftën për mbijetesë duke shtuar problemet e miqve teksa trajneri Eddie Howe mund të jetë shumë pranë shkarkimit. Southampton është mposhtur 3-2 nga Wolves në shtëpi teksa Ujrëqit kanë përmbysur disavantazhin e dyfishtë në pjesën e dytë.

West Ham ka barazuar 1-1 me Everton. Dy ekipet që kanë ndryshuar trajner gjatë javëve të fundit janë ndarë në paqe, ndërsa e njëjta gjë është edhe për Brighton që ka barazuar 1-1 me Aston Villa-n.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit