Fernandinho: Ronaldo ka qenë shumë afër City-t, por në fund…

15 Shtator 2021
17:44
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i City-t, Fernandinho, ka zbuluar për ESPN se mundësitë që Cristiano Ronaldo të vishte fanellën e Qytetarëve kanë qenë shumë të mëdha.

“Mundësitë që Ronaldo të vinte këtu kanë qenë shumë të mëdha”, ka thënë braziliani.

“Menaxheri i tij ka qenë këtu për të folur në lidhje me kontrata e Ederson, Ruben Dias dhe për kuptuar situatën e Bernardo Silva dhe Joao Cancelo. Natyrisht, nëse je në tavolinë, mund të flasësh për çdo lojtar”, ka shtuar Fernandinho.

“Është diskutuar shumë në lidhje me mundësinë për ta parë Ronaldo-n këtu. Në fund, siç dihet,operacioni nuk është realizuar dhe jeta vazhdon”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit