Ferrari, Binotto: Nëse duelojmë për titullin, ai do të jetë piloti ynë i parë

26 Nëntor 2021
11:41
Telesport
back button

Drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, ka deklaruar se në rast se Ferrari do të duelojë për titullin kampion sezonin e ardhshëm, atëherë piloti i saj kryesor do të jetë Charles Leclerc. Kjo do të thotë se Carlos Sainz do të jetë piloti i dytë i “kokëkuqes”.

Ne kemi investuar te Charles, pasi jemi të bindur se ai do të jetë kampioni i ardhshëm i botës. Kur Ferrari do të ketë një makinë të shpejtë dhe të aftë të duelojë për titull, do të jetë ai që do të udhëheqë skuadrën si piloti i parë”, u shpreh Mattia Binotto.

Leclerc, 24 vjeç, është në sezonin e tretë me Ferrarin. “Është pilot i talentuar, i shpejtë dhe jo vetëm në xhiron teke por përgjatë gjithë garës. Aftësia e tij për të sulmuar apo për t’u mbrojtur pa humbur ritmin është e jashtëzakonshme. Është mjaft i aftë të menaxhojë presionin dhe ka një mentalitet fituesi”, tha Binotto.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit