Ferrari ëndërron me dyshen gjermane Vettel-Schumacher

20 Janar 2019
11:57
Telesport
back button

Çifti i pilotëve Sebastian Vettel dhe Mick Schumacher është një dyshe që po bën të ëndërrojnë që tani fansat e Ferrarit. Pak orë pas zyrtarizimit të lajmit se djali i Michael Schumacher është pjesë e Akademisë Ferrari, dy pilotët gjermanë kanë dhënë sot spektakël në turneun “Race of Champions” (gara e kampionëve), që u zhvillua në Mexico City.

Kjo garë u fitua nga pilotët Tom Kristensen dhe Johan Kristofferson (i pari fitues i garës 42 orëshe të La Mansh dhe i dyti kampioni i botës në garat e rallycross) me ekipin e “TeamNordic”. Ata fituan në garën finale me “TeamGermany”, ku garonin Schumacher e Vettel. Ky turne u zhvillua në autodromin “Hermano Rodriguez”, në Meksikë.

10 vite më parë Vettel ka garuar në këtë turne edhe me Michael Schumacher, ku dolën fitues. Ndërsa tani, 4 herë kampioni i botës garoi me Mick, djalin e ikonës së Formula 1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit