“Ferrari gabon që fshin nga lista Sebastian Vettel”

17 Shtator 2019
10:41
Telesport
back button

Do të ishte një gabim i madh për Ferrarin nëse do të shumëzonte me zero një pilot si Sebastian Vettel. Po flasim për një pilot që është 4 herë kampion bote në Formula 1”, tha Toto Wolff. Shefi i Mercedes i ka dalë në mbrojtje patriotit të tij, që nuk po kalon një moment të mirë me makinën italiane.

Asnjë fitore këtë sezon, shumë gabime në pistë dhe tashmë i parakaluar në renditje edhe nga shoku i tij i skuadrës, Charles Leclerc. Bilanci i deritanishëm i pilotit gjerman është negativ, çka kanë shtuar zërat për një largim të Vettel nga “kokëkuqja”.

Janë pikërisht momentet e vështira ato që dallojnë një pilot të mirë nga ata të jashtëzakonshëm, që dinë të kalojnë këto vështirësi. Ka patur disa gara të këqija, por është thjesht çështje kohe. Unë nuk kam as më të voglin dyshim që së shpejti do të kemi në pistë një rival më shumë”, tha Toto Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit