Ferrari merr masat, përgatit një telajo të re për garën e Barcelonës

13 Gusht 2020
8:51
Gentian Spiri

Lajme të mira për Ferrarin në prag të garës së radhës në Formula 1. Piloti gjerman Sebastian Vettel do të ketë një telajo të re në garën që zhvillohet në pistën spanjolle të Montmelo (Barcelona).

Lajmin e konfirmoi shefi i sektorit inxhinierit, Simone Resta. “Pasi analizuam të dhënat në pistën e Silverstone, vendosëm ta zëvendësojmë, pasi u evidentua një anomali e vogël”, tha Resta.

E dimë që do të jetë një tjetër fundjavë e vështirë, por dueht të punojmë shumë për të rritur nivelin tonë. Kjo është një garë ku duhet kujdes me gomat, pasi poarashikohen temperatura deri në 40 gradë”, tha Resta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit