“Ferrari në Formula 1 është si Manchester United për britanikët, të gjithë duan ta pilotojnë”

18 Janar 2019
11:07
Telesport
back button

Piloti britanik Lewis Hamilton do ta mbyllë karrierën e tij te Ferrari. Lajmin e ka konfirmuar gazetari britanik i garave të automobilizmit Tony Jardine, një prej njerëzve më të afërt të 5 herë kampionit të botës.

Pas këtyre dy viteve kontratë që Lewis ka me Mercedes do të kalojë te Ferrari. Kjo do të ishte diçka fantastike për të gjithë. Të gjithë duan të pilotojnë makinën “kokëkuqe”, edhe Hamilton e dëshiron këtë gjë”, tha Jardine.

Lewis Hamilton dhe Tony Jardine

Ferrari në Formula 1 është si Manchester United për britanikët, të gjithë duan të luajnë me skuadrën legjendare të Premier League. Ngjyra e kuqe u shkon shumë britanikëve. Të gjithë pilotët britanikë që kanë pilotuar makinën italiane janë paraqitur mirë. Hamilton do të shkojë aty pas dy vitesh, duke zëvendësuar Vettel. Gjithsesi, gjithçka do të varet se si do të paraqitet makina italiane gjatë këtyre dy viteve”, tha Jardine.

Hamilton duke pare nje makine Ferrari

Lajme të tjera

Lajmet e fundit