Ferrari në podium por me probleme: Makina nuk pëgjigjej ashtu si duhet, frenat na vunë në vështirësi

4 Mars 2024
13:10
Telesport
back button

Ferrari e nisi sezonin 2024 të Formula 1 me një vend të tretë të Carlos Sainz dhe një vend të katërt me Charles Leclerc. Gjithsesi, ky i fundit mbeti i pakënaqur nga rezultati, pasi e nisi garën nga vendi i dytë.

Problemet me frenat që u evidentuan gjatë garës e bënë të vështirë pilotimin e makinës. “Nuk e kuptoj atë që ndodhi. Bëhet fjalë për një problem që nuk u has më parë, gjatë testeve që zhvilluam këtu më herët”, tha Leclerc.

Makina u bë shumë e vështirë për t’i pilotuar dhe kjo më pengoi jo pak”, tha më tej monogasku. Ndërkohë që, edhe Sainz, shoku i tij i skuadrës konfirmoi se dolën disa probleme me frenat që nuk e lejuan të japë maksimumin.

Ne kemi nisur nje hetim për të zbuluar atë që ndodhi, pasi temperaturat që u evidentuan ishin shumë të larta. Makina nuk u përgjigjej ashtu si duhet komandave të pilotit. Të shohim se si do ta sistemojnë këtë problem”, tha Vasseur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit