Ferrari në vendnumëro, në Kanada me një makinë “të vjetër”

5 Qershor 2019
12:15
Telesport
back button

Shumica e skuadrave të Formula 1 do të paraqiten në garën e Çmimit të Madh të Kanadasë me ndryshime, që kryesisht kanë të bëjnë me motorin e ri që do të përdorin. Kjo gjë nuk do të ndodhë te Ferrari, që e ka ndryshuar motorin e njëvendësheve të saj që një muaj më parë. Për pasojë, “kokëkuqja” do të garojë në pistën e Montreal pa ndonjë risi, përveç atyre të zakonshme aerodinamike që i përshtaten pistës.

Në këtë pikë nuk kemi asgjë të re për të ofruar në Montreal. Do të jetë një garë ku natyrisht do të garojmë për fitore, por nuk e dimë se deri ku mund të shkojë motori ynë. Rivalët tanë do të aplikojnë ndryshimet dhe kjo mund të na penalizojë disi. Gjithsesi, kjo është një pistë që i përshtatet makinës tonë dhe besojmë se do të paraqitemi mirë. Do të jetë e vështirë, por në Formula 1 gjithçka ndodh”, tha Mattia Binotto, shefi i Ferrarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit