Ferrari nis sezonin me dështime e polemika, Leclerc: Mora urdhëra nga skuadra

17 Mars 2019
11:40
Telesport
back button

Botërori 2019 në Formula 1 nuk ka nisur aspak mirë për Ferrarin, që në Australi u rendit në vendet 4-5, respektivisht me Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc. Madje sapo ka përfunduar gara kanë nisur edhe polemikat e para brenda skuadrës, me Leclerc që ka ngritur zërin. Ai ka deklaruar se ka marrë urdhëra nga skuadra për të mos parakaluar Vettel edhe pse në xhirot e fundit ka qenë më i shpejtë, duke u afruar deri në 1 sekondë.

Në pjesën e parë të garës makina ishte e vështirë për t’u pilotuar, pasi gomat që kishim montuar nuk arritën asnjëherë në kushtet optimale. Kur ndërruam gomat gjërat u përmirësuan, madje isha më i shpejtë se Vettel dhe në fund mund ta kisha parakaluar. Gjithsesi, skuadra më dha urdhër që të ruajmë pozicionet që kishim dhe të ulja shpejtësinë. Nuk e di përse. Nga e hëna do të analizojmë të dhënat për të diskutuar se përse nuk kapëm dot podiumin në Australi”, tha Leclerc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit