Ferrari nis testet, Leclerc e Sainz në pistë bashkë me Schumacher

27 Janar 2021
9:11
Telesport
back button

Testet zyrtare me makinat e këtij sezoni do të zhvillohen në mesin e marsit, në Bahrein. Gjithsesi, Ferrari ka vendosur të zbresë në pistë pilotët e saj, për të hequr sadopak “ndryshkun” e pushimeve të gjata dimërore.

Për këtë arsye, në pistën e Fiorano, “kokëkuqja” do të zhvillojë deri ditën e premte disa teste me pilotët e saj. Ata do të përdorin, sipas rregullores, një makinë të 3 viteve të fundit. Pra, të vitit 2018.

I pari që ka zbritur në pistë ishte Charles Leclerc, që përshkoi 113 xhiro. Më pas do të jetë radhazi e Carlos Sainz. Në këto teste do të zbresë në pistë edhe Mick Schumacher, që këtë vit do të debutojë me Haas në Formula 1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit