Ferrari përfiton nga shtyrja e sezonit, në Austri me një motor më të fuqishëm

28 Maj 2020
12:17
Telesport
back button

Testet e zhvilluara në shkurt nuk ishin shumë të mira për makinën Ferrari, që gjatë ditëve të fundit i është rikthyer punës në fabrikë për të ndërtuar një motor më të fuqishëm. “Kokëkuqja” synon të paraqesë në garën e parë sezonale në Austri (më 5 korrik), një motor më të fuqishëm se ai i testeve të shkurtit.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, reparti i motorëve në Maranello po punon për një “power unit” më të fuqishëm, që do të jetë 20 kuaj fuqi më i fortë se ai i prezantuar në shkurt.

Po punohet me 3 turne me shpresën që të bëjmë një hap të madh përpara me fuqinë motorike. Ky do të ishte një avantazh i madh për ne në prag të parë sezonale në Austri. Ne shpresojmë që fuqia e motorit të shtohet me 20 kuaj/fuqi krahasuar me më parë”, tha Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit