Ferrari synon fitoren në Montekarlo, Vasseur: E kemi përgatitur në detaje këtë garë

25 Maj 2023
9:50
Telesport
back button

Gara e Montakarlo që zhvillohet këtë javë është një shans i mirë për Ferrari për të ndalur hegjemoninë e Red Bull dhe fituar në një pistë ku konsumi i gomave nuk është problem. Charles Leclerc me “kokëkuqen” ka siguruar dy “pole position” radhazi në dy garat e fundit, por që s’i ka kthyer në fitore.

Do të garojmë në Montekarlo, në shtëpinë e Charles dhe për të është një garë e veçantë. Por edhe për ne. Bashkë me Charles e kemi përgatitur këtë garë në detajet më të vogla, për të shfrytëzuar çdo mundësi që na ofron pista”, tha Frederic Vasseur, shefi i Ferrari.

Një pistë qytëtase e ngushtë, me pak mundësi parakalimi, port ë dy pilotët tanë e duan këtë circuit. Leclerc ka siguruar “pole” vitet e fundit, ndësa Sainz ka qenë në podium, pra është një pistë që na përshtatet. Do të japim maksimumin për të marrë një fitore, për t’ua dedikuar tifozëve”, tha Vasseur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit