Ferraristi: Nuk ishte ky sezoni që kisha parashikuar

2 Dhjetor 2019
10:19
Telesport
back button

Sebastian Vettel e mbylli këtë sezon me një vend të pestë në garën e zhvilluar në Abu Dhabi. Një garë që ishte fotokopje e një sezoni zhgënjyes për pilotin gjerman të Ferrarit, që edhe në renditjen e përgjithshme u klasifikua i pesti, me 240 pikë. Këtë sezon, ai arriti 2 “pole position” dhe vetëm një fitore, në Singapor.

Në përgjithësi, ky nuk ishte sezoni që kisha menduar se do të zhvillonim. Nuk ishte sezioni ideal për ne. Shumë gjëra të vogla u mblodhën së bashku dhe ndikuan në këtë rezultat negative. E dimë ku kemi gabuar dhe kemi mësuar një leksion të mirë. Do të pranojmë gjithçka dhe do të nisim menjëherë nga puna. Mendoj se mund të përmirësohemi”, tha Vettel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit