Festa e City-t, babai i Dias dërgon Noel Gallagher në spital me një goditje

24 Maj 2022
15:28
Denis Hakanaj
back button

Një ditë e pabesueshme, ajo e përjetuar në orët e kaluara nga Manchester City, që ka  festuar të dielën Premier League e fituar në javën e fundit të kampionatit.

Gëzime, emocione dhe ndonjë incident, fatmirësisht, pa shumë pasoja si ai q ë i ka ndodhur Noel Gallagher-it. Këngëtari i Oasis, tifoz historik i Citizens, ka ndjekur fitoren me përmbysje të skuadrës së Guardiola-s kundër Aston Villa-s dhe ka marrë, gjatë festimeve, një goditje me kokë nga babai i Ruben Dias.

Episodin e ka zbuluar vetë këngëtari për TalkSport: “Në stadium ka qenë një çmenduri. Familja e Riben Dias ishte e ulur pak më lart; jam kthyer duke kërcyer si idiot, kam kaluar djalin tim si të ishte trofeu i Premier League, të gjithë njerëzit e kanë ngritur lart.

Kur jam kthyer, babai i Ruben Dias më ka goditur me kokë në fytyrë dhe kam rënë në tokë, i mbuluar në gjak”, ka thënë Gallagher. “Nuk kam parë gjë për rreth dy minuta. Më kanë dërguar në spital në ambulancë, më kanë bërë disa qepje në buzë dhe i kam sytë e zinj. Duket sikur më kanë çarë kokën”.

Ka patur pasoja të kundërta për babanë e Dias: “Është e pabesueshme, por atij nuk i ka ndodhur asgjë. Është një burrë i madh, duket si një a ri. Për pak m’i hodhi dhëmbët në tokë…

“Në dhomat e zhveshjes kam gjetur Guardiola-n, më ka pyeture se çfarë kishte ndodhur. I kam thënë që të shkonte të festonte dhe aq”, ka thënë Gallagher duke qeshur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit