Festa për titullin e Milan-it: katër lojtarë të kuqezinjve marrin lajmin e keq

1 Korrik 2022
14:42
Denis Hakanaj

Ka ardhur jehona e festës së Milan-it për titullin. Dhe janë masa të marra kundër disa prej lojtarëve të Djallit, që kanë shfaqur mesazhe dhe kënduar kore kundër kolegëve të Inter-it.

Kujtojmë se autobusi i hapur ka përshkuar Milanon deri në sheshin Duomo, i rrethuar nga qindra mijëra tifozë të lumtur për fitoren e një titulli që mungonte prej 11 vitesh.

Nëse Zlatan Ibrahimovic ka ftuar tifozët të këndojnë kundër ish-shokut të skuadrës Calhanoglu, më shumë diskutime ka krijuar një pankartë e shfaqur nga disa lojtarë në autobus.

Në fund është arritur një marrëveshje, siç ka shpjeguar Federata Italiane e Futbollit: “Katër lojtarë të Milan-it (Theo Hernandez, Krunic, Maignan dhe Tonali) janë sanksionuar për shkeljen e Kodit të Drejtësisë Sportive për sjelljen e bërë gjatë festimeve për fitoren e kampionatit të Serisë A.

Krunic është sanksionuar me një gjobë prej 5 mijë eurosh, ndërsa Theo Hernandez, Maignan dhe Tonali me një gjobë 4 mijë euro, ndërsa Milan-i me 12 mijë euro për përgjegjësi direkte”.

Ja arsyetimet e gjobave: “Hernandez dhe Krunic kanë kënduar kore fyes kundrejt Inter-it dhe tifozëve zikaltër, përveçse kanë mbajtur një pankartë me përmbajtje fyese kundrejt Inter-it.

“Maignan është shpallur fjator vetëm për mbajtjen e pankartës, ndërsa Tonali është sanksionuar se ka mbajtur një fanellë me një mesazh shumë fyes kundrejt Inter-it dhe tifozëve zikaltër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit