Festë e çmendur në “Maradona”, Napoli fiton në frymën e fundit dhe merr kreun (Pamjet)

10 Shtator 2022
17:01
Denis Hakanaj
back button

Napoli ka vuajtur, por në fund ka arritur të marrë një fitore të merituar 1-0 kundër Spezia-s në javën e gjashtë të kampionatit italian të futbollit.

Vazhdon momenti magjik i skuadrës së Luciano Spalletti-t, pas fitores së jashtëzakonshme 4-1 të marrë në mesjavë në Champions League kundër Liverpool-it.

VIDEO – GOLI I RASPADORIT – VIDEO

Goli që ka bërë të shpërthejë stadiumin Maradona dhe që i ka dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme napolitanëve është realizuar nga blerja e re Raspadori në minutën e 89-të.

Me Giacomo Rasapdori-n kanë shkuar në tetë golashënuesit e ndryshëm të Napoli-t në këtë Serie A, një rekord në këtë kampionat baras me Inter-in.

Falë kësaj fitoreje, Axurrët kanë marrë përkohësisht kreun e renditjes së Serisë A dhe tani kryesojnë të vetëm me 14 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit