Festë në Shkodër, Vllaznia kalon zyrtarisht “ferrin”!

14 Prill 2019
20:12
Anton Cicani
back button

Lajmi ishte në ajër, por duhej që edhe matematika ta lejonte. Vllaznia është rikthyer në Superligë pas vetëm një viti mungesë, kur edhe ra në Kategorinë e Parë. Suksesi 3-0 ndaj Erzenit në Shijak i ka dhënë mundësi kuqebluve që të mbajnë diferencën me 12 pikë larg vendit të dytë në Grupin A të Kategorisë së Parë, Besëlidhjes.

Kjo do të thotë që edhe nëse shkodranët humbasin të katërt ndeshjet e mbetura dhe lezhjanët i fitojnë të katërta, sërish me pikë të barabarta është Vllaznia në vend të parë, pasi është në avantazh me përballjet direkte.

Të tre golat u shënuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Braziliani Zhunior hapi serinë e golave në minutën e 76’, ndërsa Tafili dyfishoi pas dy minutash.

Në fund pati momente feste edhe për Zeqajn, i cili shënoi golin e tretë për ekipin kruysues. Kjo fitore e dërgon në 12 pikë diferencën e Vllaznisë me vendin e dytë, që mbahet nga Besëlidhja e Lezhës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit