Festimi i Riquelme bëhet statujë: “Ai është idhulli i Boca Junior, më shumë dhe se Maradona”

23 Nëntor 2020
20:48
Telesport
back button

Juan Román Riquelme është një nga futbollistët më të dashur në historinë e fundit të futbollit argjentinas dhe më gjerë.

Mesfushori sulmues historik, ndër të tjera, te Boca Juniors, Villarreal dhe Barcelona do të nderohet me një skulpturë në madhësi natyrore, vepër e artistit të famshëm argjentinas të plastikës Fernando Pugliese.

Do të jetë i gjatë 1.83 cm dhe me peshë 50 kg: Riquelme do të portretizohet në kremtimin e famshëm të 8 prillit 2001, kur ai vuri duart në vesh për të festuar golin ndaj rivalëve River Plate.

Një ngazëllim që ka hyrë në histori si “Topo Gigio”.

Pugliese mori rreth 50 ditë për të ndërtuar punën e tij dhe tha për gazetën e famshme argjentinase Olé: “Kam marrë shumë thirrje nga fansat. Mendova se idhulli më i madh ishte Maradona, por me sa duket është Riquelme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit