Festival golash, PSG rinis futbollin me 9 gola përpara 5 mijë tifozësh! (VIDEO)

12 Korrik 2020
21:34
Telesport
back button

9-0… Futbolli post-pandemik për PSG ka nisur me këtë fitore spektakolare në testin e parë miqësor pas thuajse 5 muajsh pa zbritur në fushën e blertë dhe në një stadium.

Nën sytë e 5 mijë tifozëve, ekipi i Tuchel, i shpallur kampion France (me vendim Lige) ka shënuar nëntë herë në portën e Le Havre, ekip i kategorisë së dytë.

Një nxehje përpara finales së Kupës dhe sidomos ndeshjes Champions League, përballë Atalantas në çerekfinale.

Dy gola Icardi dhe dy Neymar, pa harruar Sarabian që gjithashtu ka imituar shokët duke e dërguar topin po aq herë në rrjetë. Në festival nuk munguan as Mbappe, Gueye dhe Muinga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit