Festuan Kupën ekip-tifozë, shpërthen “vatra” e koronavirusit!

10 Korrik 2020
18:03
Telesport
back button

Plot nëntë futbollistë të Lokomotiv Plovdiv dhe disa tifozë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pas finales së Kupës së Bullgarisë dhe festimeve me ekipin e tyre të zemrës.

Në fakt raportohet se numri i ultrasve është 50. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi bullgar i Lokomotiv Plovdiv. Diçka e tillë ka shkundur jo vetëm futbollin në vend, por edhe qeverinë, e cila menjëherë nëpërmjet një urdhri të ministrit të Brendshëm ka ftuar bashkiakët në Bullgari që të nisin të marrin masa.

Nga tani e tutje nuk do të lejohet prania e tifozëve në stadiume, pasi shtimi i rasteve me Covid-19 në Bullgari po shqetëson jo pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit