FIA dënon pilotin e Formula 1 e detyron të shkojë në Formula E

14 Janar 2019
10:46
Telesport
back button

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka detyruar pilotin e ri holandez të Red Bull, Max Verstappen që të shkojë në Marakesh, në Marok, për të ndjekur “live” garat e Formula E. Ky është dënimi që FIA i ka dhënë pilotit të Formula 1, pas sherrit që ai pas garës së Brazilit me Sebastian Ocon.

Kjo ishte dita e parë e Verstappen do të kalojë në shërbimet sociale si dënim për atë gjest pas garës në Brazil, ku shtyu kolegun e tij. FIA ka dërguar edhe një komisar për të asistuar Verstappen në këtë dënim, që në fakt ishte si një argëtim për holandezin.

Nuk kisha parë kurë më parë nga afër një garë të Formula E, u argëtova shumë. U befasova nga ajo që pashë e mësova këtu. Një kampionat i bukur”, u shpreh Verstappen. Piloti holandez është një nga kandidatët kryesorë për titullin kampion në Formula 1 këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit