Boks

Fielding: Titulli do të mbetet imi, Canelo Alvarez do ta kthej andej nga erdhi

Boksieri britanik Rocky Fielding do të mbrojë titullin kampion bote të kategorisë WBA në peshën super të mesme ndaj meksikanit Saul “Canelo” Alvarez, i cili mban titujt kampionë të peshës së mesme. Canelo synon që të shpallet kampion në dy pesha, por Fielding u shpreh se nuk ka për ta lëshuar titullin kampion, ndërkohë që përballja do të zhvillohet më 15 dhjetor në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.

Boksieri nga Liverpool-i ka vijuar përgatitjet dhe shprehet se më 15 dhjetor do të tregojë aftësitë e tij, duke premtuar se kjo aventurë e meksikanit në peshën super të mesme do të mbyllet shumë shpejt. “Do ta rikthej andej nga vjen, nga pesha e tij, pasi këtu nuk mund të bëjë ligjin. Ai është një boksier i mirë, por duhet të kuptojë se ky është një realitet tjetër”, tha Fielding.

Jam përgatitur mirë, pasi kjo është një përballje e vështirë. Nuk kam frikë nga emri që ka rivali im, pasi kjo është një sfidë si gjithë të tjerat dhe po përgatitem për të mos dështuar”, tha më tej Rocky Fielding, 27 fitore e 1 humbje në karrierën e tij si boksier. Kjo ështe hera e parë që ai do të mbrojë titullin që ka fituar në korrik të këtij viti, kur mundi gjermanin Tyron Zegue me “KO teknik”.

Më shumë nga Boks