Ndryshime të mëdha po afrojnë për FIFA 19. Disa prej ndryshimeve pritet të lumturojnë tifozët, si fytyra e vërtetë e Jadon Sancho, portretet e reja 2D të mbi 200 lojtarëve dhe atributet e përditësuara.
Gjithsesi, një ndryshim në veçanti ka shkaktuar polemika mes përdoruesve.
Mesa duket, regjimit të Cristiano Ronaldo-s si fytyra kryesore e FIFA-s po i vjen fundi.
EA Sports ka zbuluar se tre lojtarë të rinj do t’i marrin vendin. Ata janë Kevin De Bruyne, Neymar dhe Paulo Dybala.
Dhe me përditësimin e ri të “software” të lojës, Ronaldo gjithashtu do të zhduket nga menuja.
Ky është një vendim i rëndë i kompanisë ndaj yllit portugez dhe arsyeja thuhet të jenë akuzat për përdhunim.
Ndërkohë, priten ndryshime të tjera surprizë që do të zbulohen me kalimin e ditëve.