“FIFA duhet zhdukur! Nuk jemi ne agjentët e keqja e futbollit! Nëse blini një Rolls Royce dhe nuk ndizet, atëherë duhet ta dini se…”

17 Shtator 2021
22:13
Telesport
back button

“FIFA beson se është mësuese e futbollit dhe do të donte të kishte një Kupë Bote çdo 2 vjet. Por FIFA nuk zotëron asnjë lojtar. Është një organ që prodhon vetëm polemika dhe duhet ndryshuar totalisht”

Kështu flet Mino Raiola, në intervistën me Rai, në të cilën ai gjithashtu donte të bënte një sqarim mbi rolin e agjentëve:

“Agjentët nuk janë e keqja e futbollit siç thonë disa. Nëse blini një Rolls Royce dhe kjo nuk punon, problemi nuk është shoferi. Nëse pronarët e klubeve nuk dinë të menaxhojnë klubet, problemi nuk jemi ne agjentët.

Por edhe këtu unë jam gati të ulem rreth një tryeze dhe të diskutojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit