FIFA i merr gati 20% të fitimit FSHF për ndeshjen Shqipëri-Poloni. Dënohet edhe fusha

22 Tetor 2021
22:12
Telesport
back button

Duhet të vinte dënimi dhe ka ardhur, edhe më i butë nga sa pritej… Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur ka vendosur që të dënojë me një ndeshje pa tifozë dhe 150 mijë franga gjobë Federatën Shqiptare të Futbollit pas incidenteve të ndodhura në takimin mes Shqipërisë dhe Polonisë që u zhvillua në 12 tetor në Air Albania.

Përfaqësuesja kuqezi duhet do të luajë pa praninë e tifozëve ndeshjen e fundit të kualifikuesvee për Kupën e Botës Katar 2020 ndaj Andorrës. Kjo përballje është programuar për tu luajtur në datën 15 nëntor.

Ngjarja – Gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni në Air Albania, disa tifozë hodhën sende të forta në fushën e lojës pas golit të shënuar nga përfaqësuesja polake, çka solli dhe ndërprejen e përkoheshme të lojës, për disa minuta. Ky episod i përsëritur nuk kaloi pa u shënuar nga delegati i ndeshjes, që sjell dhe këtë ndëshkim për përfaqësuesen kuqezi.

Federata Shqipatre e Futbollit ka njoftuar se do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara.

Gjoba e vendosur është 20% e shumës që është arkëtuar nga FSHF për ndeshjen, me shitjen e biletave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit