FIFA, ultimatum Skënderbeut për ish-futbollistin afrikan 

10 Shtator 2020
12:59
Alfred Lleshi
back button

Skënderbeu po i merr goditjet nga të gjitha anët. Pasi mbeti në fuqi pezullimi 10-vjeçar nga Kupat e Europës dhe gjoba prek 1 milionë eurosh, FIFA e ka detyruar klubin korçar të mos kryejë merkato. Po kështu, ish-futbollistë të tij po fitojnë gjyqet dhe e ngushtojnë akoma më shumë lakun e juglindorëve. Kështu, Kabba Sambou, ish-qendërmbrojtësi afrikan i Skënderbeut, ka fituar gjyqin në FIFA me bardhekuqtë. Këta të fundit duhet ta shlyejnë atë brenda 31 ditëve, ndryshe merkatoja do të bllokohet në 3 sesionet e ardhshme. 21-vjeçari mbërriti në shkurt te Skënderbeu, u prezantua me bujë si goditje e fuqishme, pasi kishte luajtur në Kosovë me Trepça 89’. “Valencat” këtij futbollisti ia shtonte edhe fakti se ishte pjesë e kombëtares të Gambias.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit