FIFA zbulon rekordin e vendosur nga Kupa e Botës

21 Dhjetor 2018
21:20
back button

Një audiencë e kombinuar globale prej 1.12 miliardë ka ndjekur ndeshjen finale të Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë, të zhvilluar në Rusi, në korrik. Shifra është konfirmuar nga vetë drejtuesit më të lartë të FIFA-s, në një komunikatë të ditës së premte. Sipas statistikave të gjeneruara nga FIFA, një total i kombinuar prej 3.572 miliardë shikuesish, praktikisht më shumë se gjysma e popullsisë golbale, e moshës mbi 4 vjeç, ka qëndruar para televizorit për të ndjekur kompeticionin e Kupës së Botës, për të paktën një minutë, përgjatë të gjithë kohëzgjatjes së kompeticionit të zhvilluar në Rusi gjatë periudhës 14 qershor deri më 15 korrik.

Një sondazh i organizuar nga FIFA, zbuloi se 3.04 miliardë shikues ndoqën nëpërmjet televizorit të paktën 3 minuta nga Kupa e Botës, një shifër kjo që vjen me 10.9% rritje në krahasim me Kupën e Botës të zhvilluar katër vite më parë në Brazil 2014, ndërsa 2.49 miliardë kanë parë nga ekrani të paktën 30 minuta nga kampionati, ndërkohë që në vitin 2014 kjo statistikë ishte në totalin1.95 miliardë. FIFA përllogariti se audience direkt për secilën nga 64 ndeshjet ishte 191 milionë shikues. Ky sondazh theksoi faktin se 9.5% e kësaj audience, ose 309.7 milionë persona, nuk e kanë ndjekur kampioantin nga shtëpia, por kanë parë eventin në platform dixhitale, në zonal publike, ose në bare dhe restorante.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit