Figo dhe “tradhtia e shekullit”, vjen dokumentari i Netflix që do të zbulojë gjithë të vërtetën

18 Gusht 2022
16:55
Denis Hakanaj
back button

Netflix ka lajmëruar një dokumentar të ri që do të flasë për transferimin e famshëm (ose famëkeq) të Luis Figo nga Barcelona te Real Madrid në vitin 2000.

Ky dokumentar do të përmbajë edhe dëshmitë e vetë Luis Figo, Pep Guardiola-s dhe Florentino Perez dhe do të shfaqet 25 gushtin e ardhshëm.

Ajo marrëveshje është përshkruar si tradhtia e shekullit dhe ka shkaktuar shumë zemërim në Katalonjë. Figo u transferua te Barcelona nga Sporting në 1995-ën.

Ai luajti për pesë vite në Camp Nou, gjatë të cilëve fitoi shumë dhe më pas u transferuar në Santiago Bernabeu në verën e vitit 2000.

Portugezi qëndroi për pesë sezone në kryeqytetin spanjoll para se të transferohej në Itali dhe i ka kaluar katër vitet e fundit të karrierës tek Inter-i.

Një nga lojtarët më të mirë në botë gjatë kulmit të karrierës së tij, Figo ka luajtur 127 ndeshje me kombëtaren e Portugalisë dhe ka shënuar 32 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit