Figo: Në kohën time ishte më e vështirë ta fitoje Topin e Artë

30 Maj 2020
15:00
Denis Hakanaj
back button

Luis Figo, ish-ylli i Barcelona-s, Real Madrid-it dhe Inter-it, ka folur për disa momente të rëndësishme të karrierës së tij si profesionist.

“Asgjë nuk është e pamundur në futboll. Njerëzit mbajnë mend kalimin tim nga Barcelona te Real Madrid, por harrojnë se kisha shkuar te Barça për të marrë vendin e Laudrup, i cili sapo ishte transferuar nga katalanasit në Madrid”, ka thënë portugezi për O Jogo.

Në lidhje me Topin e Artë, trofe të cilin ai e ka fituar në vitin 2000: “Atëherë, ndryshe nga sot, kishte shumë kandidatë për ta fituar. Ishte më e vështirë. Nuk ësht si sot që vetëm Messi dhe Cristiano Robaldo luftojnë për ta fituar”.

Në lidhje me CR7: “Është një lojtar i madh. Të gjithë skuadrat që e kanë marrë, e kanë bërë sepse është një lojtar që jep garanci dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në futboll. Besoj se Cristiano ka bërë të madh Real Madrid-in dhe Real Madrd-i ka bërë të madh atë…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit