Fiksojeni mirë këtë emër! Arapi, futbollisti që po “i djeg etapat”

26 Tetor 2021
10:29
Alfred Lleshi
back button

Zajsar Arapi, me një emër vërtet unik, ku ndërthur rrënjët e tij, aty poshtë Valmorit, të cilit i shkroi me shumë ndjenjë poeti i shquar mirditas dhe selitas, Gjok Beci, ëndërron dhe punon çdo ditë për t’u bërë një futbollist i madh. Ai ka provuar të luajë me të rinjtë në skuadra të ndryshme të kryeqytyetit shqiptar, ndërsa tashmë i ka tejkaluar kufijtë.

Djaloshi i lindur më 20 tetor 2003, në moshën 18-vjeçare është bërë pjesë e kombëtares kuqezi U-19. Për t’u perfeksionuar në stërvitje dhe rritur si futbollist i ri, Arapi ka zgjedhur Gjermaninë. Ai luan me Offenbach U-19. Roli që ka në fushë është i qendërsulmuesit dhe sulmuesit të majtë. Me fanellën kuqezi U-19 ka luajtur kundër Kosovës, Izraelit dhe dy herë ndaj Malit të Zi.

Djaloshi i talentuar e ka të ardhmen përpara, ndaj punon fort çdo ditë për t’u rritur dhe realizuar objektivat që i ka vënë vetes. Me ndihmën e prindërve, sidomos të babait, Zajsar Arapi ka “dribluar” çdo pengesë dhe vështirësi, duke premtuar shumë për të ardhmen.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit