Filipe Luis zbulon arsyen e vërtetë të largimit të Griezmann nga Atletico

8 Shtator 2019
20:56
Denis Hakanaj
back button

Filipe Luis, ish-lojtari i Atletico Madrid, i cili luan te Flamengo tani, ka folur për të kaluarën e tij në Spanjës në një intervistë të dhënë për Marca, në të cilën ka dhënë interpretimin e tij në lidhje me lamtumirën e Griezmann nga Colochoneros.   

ATLETICO – “Ndonjëherë kam pak nostalgji për ish-shokët e skuadrës, ishim një grup miqsh. Mund të kisha qëndruar, por kemi menduar se kishte ardhur momenti të ndaheshim. Kam vlerësuar faktin se më kanë dhënë një mundësi për të zgjedhur”.

“Kam ndërmend të kthehem, nuk e kam lënë as me qira shtëpinë në Madrid. Ndoshta mund të jem i dobishëm në role të tjera. Gjithsesi, kam besim. Këtë vit mund të fitojnë kampionatin”, ka thënë Luis.

GRIEZMANN – “E kam kuptuar menjëherë. Kam qenë tek Atletico për shumë vite dhe edhe unë kam kërkuar diçka të re. Ai na dha shumë, mendoj se ia ka kthyer mbrapsht klubit gjithë investimin e bërë për të”.

“Besoj se është e vështirë të ndihesh i motivuar kur qëndron për një kohë të gjatë në një vend. Gjithsesi, ai duhet mbajtur mend me dashuri, ishte më i miri nga të gjithë”.    

Lajme të tjera

Lajmet e fundit