Filipinasi pezullohet nga eSports kineze për racizëm

4 Dhjetor 2018
18:35
back button

Një lojtar profesionist filipinas i eSports është pezulluar ditën e martë nga turneu një milionë dollarësh në Kinë.

Carlo “Kuku” Palad, i cili luan për ekipin filipinas TNC Predator, është pezulluar nga kompeticioni i Dota 2 Chonqiang Major pasi ka bërë tallje raciste gjatë ndeshjes duke zemëruar komunitetin kinez të lojërave.

Dota 2, një lojë miltiplayer në një arenë betejash, është një kompeticion që është rritur goxha në muajt e fundit.

Qeveria kineze ka lajmëruar se Kuku nuk do të lejohet të shkelë në Kinë dhe kërcënon se mund ta pezullojë të gjithë evenimentin nëse ai shfaqet.

Por disa pjesëtarë të njohur të eSports kanë dalë në mbrojtje të Kuku, duke thënë se ai ka kërkuar falje dhe meriton një shans të dytë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit